-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD kërkon mblidhjen e menjëhershme të Këshillit të Imunitetit

Kryesoret

Anëtarët demokratë të Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve kanë kërkuar sërish mbledhjen e këtij Këshilli për të mundësuar hapjen e procedurës për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Partia Demokratike ka konsideruar si të paligjshme shtyrjen e mbledhjes pa afat dhe ka ngritur dyshime se kjo mund të jetë një taktikë për të lejuar Ballukun të fshijë provat dhe të ndikojë te dëshmitarët.

PD ka theksuar se kjo procedurë është urgjente për të siguruar që drejtësia të zhvillohet pa pengesa dhe se shtyrja e mëtejshme mund të dëmtojë hetimet.

Po ashtu, në mbledhjen e 19 dhjetorit, edhe SPAK ka shprehur shqetësimin për mundësinë e manipulimeve, duke kërkuar që të merret një vendim sa më shpejt për procedurat ndaj ministrit të qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit