Përmbytjet masive kanë përfshirë Gjirokastrën, ku përroit të Ficos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të lagjes “18 Shtatori” dhe përkeqësuar situatën në disa zona të qytetit.
Përrenj dhe lumenj të rrëmbyeshëm kanë rritur nivelin e ujit, duke bllokuar rrugët dhe duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Situata është kritike edhe në zonat përreth, si Ura e Lumit, ku niveli i ujit ka arritur lartësi të rrezikshme, duke shtuar shqetësimin për sigurinë e banorëve.









