Policia e Tiranës ka sekuestruar një makinë luksoze tip “BMW-M” me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se makina është vjedhur në Gjermani.
Ndërkohë është proceduar penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.
Po ashtu policia thotë se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një shtetas nga kosova që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.









