Astrit Hysenaj, 54-vjeç, është personi i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit.
Sipas Policisë, 54-vjeçari është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij
Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës. Ai kishtë shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.









