Për shkak të përmbytjeve që kërcënojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras në Fier.
Ky proces do të realizohet në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, përfshirë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe autoritetet lokale.
Në këtë fazë, prioritet do të jepet për grupet më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara.
Transporti dhe strehimi i banorëve do të menaxhohen nga Forcat e Armatosura dhe shërbimet e tjera përkatëse, që do të sigurojnë gjithashtu ndihma shëndetësore dhe asistencë sociale.









