Ndërsa Interi kryeson Serie A dhe këtë të dielë do të presë Napolin në San Siro, skuadra zikaltër po i kushton vëmendje edhe merkatos së janarit.
Davide Frattesi nuk do të luajë ndaj Napolit, pasi mungoi edhe në transfertën ndaj Parmës, dhe është lojtari më i përfolur për largim.
Interi kërkon rreth 35 milionë euro për mesfushorin 26-vjeçar. Galatasaray kishte shfaqur interes me një ofertë huazimi dhe opsion blerjeje, por tratativat u ndalën për shkak të formulës së blerjes dhe prioritetit të turqve për një mesfushor më difensiv, si Ederson i Atalantës.
Nga ana tjetër, Nottingham Forest ka pasur kontakte paraprake, por Frattesi duket se preferon të qëndrojë në Itali dhe po pret një ofertë nga Juventus, ku trajneri Luciano Spalletti do ta mirëpriste.
Interi është i gatshëm ta shesë tek Torino vetëm nëse arrihet një marrëveshje me huazim dhe detyrim blerjeje. Situata mbetet e hapur dhe nuk përjashtohet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime, ndërsa interes për Frattesin kanë shfaqur edhe Napoli dhe Roma.









