Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur kontrollime në disa subjekte të lidhura kryesisht me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.
Këto kontrolle vijnë pas hetimeve që lidhen me ministren Belinda Balluku, duke u fokusuar në mundësitë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit të fondeve publike.
Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur lidhjet dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë proces tenderimi.









