Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në bulevardin kryesor të Kavajës, ku dy automjete të tipit “Golf” u përfshinë në një përplasje.
Shoferi i mjetit, i identifikuar si F.K., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar, duke përmbysur më pas automjetin në mes të rrugës.
Fatmirësisht, F.K. nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës, për të marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar në Durrës për trajtim të mëtejshëm. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.









