Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me masën e arrestit shtëpiak dhe ka arritur në përfundimin se kohëzgjatja e kësaj mase ka qenë e pajustifikuar dhe e zgjatur në kohë. Vendimi u mor në përfundim të seancës, pa praninë e palëve.
Çështja lidhet me tre vendime të mëparshme të gjykatave më të ulëta, të cilat kishin vendosur vijimin e arrestit shtëpiak. Gjatë raportimeve periodike, mbrojtja e Berishës kishte kundërshtuar vazhdimisht kërkesat e SPAK për mbajtjen në fuqi të kësaj mase sigurie.
Në janar të vitit 2025, gjykata ndryshoi masën ndaj ish-kryeministrit nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”, një vendim që tashmë mbështetet edhe nga vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.









