Radiotelevizioni publik, RTSH?
Dështim?
Po pse tani e konstatoi ekzekutivi që qeveris?
Po ka studime në vite të tëra që tregojnë se çfarë thesi i cpuar ka qenë dhe është!
Po kush i dëgjon? Të merr tmerri të shkosh në një emision aktualiteti se sytë e gazetarit të thonë: Aman mos e thuaj atë që mendon se më more në qafë!
Këtë shkruaja përpara një jave.
Nuk është puna se kryeministri nuk e sheh atë, puna është se për të konstatuar se çfarë nuk funksionon, jo vetëm aty, nuk guxon njeri të flasë po nuk foli ai! Të mbysin servilët, propagandistët, debilët po të thuash një fjalë!
Rtsh është në krizë dhe fajin për këtë s’e kanë gazetarët, as drejtoresha e re, as të vjetrit, e ka ligji që mban në fuqi klasa politike prej dyzet vjetësh, kjo qeveri prej 15 vjetësh!
Një televizion publik duhet edhe shumë madje. Tani duan t’ja hedhin qenve në rrugë!
Por jo të ushqehet qyl dhe ne si audiencë të bëhemi audienca me polic, se ndryshe na fusin në burg, na presin dritat, se s’kemi paguar taksën e televizorit.
Politikë hipokrite! E do televizonin publik edhe të varur, të lidhur, të shtypur, por edhe të pavarur, hahahaha,
e do edhe me këshill drejtues të pavarur hahahaha, por edhe të varur nga partia e shumicës në Parlament, pra nga qeveria.
E do edhe funksional, por edhe paratë tona ja japin sipas qejfit, pavarësisht pëlqimit të audiencave.
Me raporte rrenash në Kuvend.
Puna është se këtë që pohon kryeministri sot s’ka pasur këllqe ta denoncojë as opozita që vërtitet nëpër komisione sikur janë zëvendëministra!
Si ministria e jashtme? Po, sigurisht, edhe ajo, ka ambasada shqiptare në Perëndim që shfaqin urrejtje edhe ndaj qytetarëve” shqiptarë, urrejnë intelektualët shqiptarë, lëre të kenë ndonjë ndikim në opinionin publik atje.
Me mediokër mbushur, me kokrra ata që nuk janë atje për qoka të politikanëve!









