-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuzon Ramën për hakerimin e sistemit të SPAK-ut: Do i zgjidhim vetë

Kryesoret

Në një fjalim të mbajtur në Laprakë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për hakerimin e sistemit kibernetik të SPAK-ut, duke synuar të vjedhë materialet dhe dosjet hetimore të prokurorëve.

Sipas Berishës, ky akt është një tentativë për të fshehur krimet e mundshme të kreut të mazhorancës dhe për të kontrolluar hetimet ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar se regjimi i Ramës po shkel çdo normë dhe se është koha që të luftohet përmes një mobilizimi popullor.

“Kryeministër që u hakeron kompjuterat prokurorëve, për të parë nëse janë të shkruajtura aty krimet e tij. Nuk presim ne t’i zgjidhin as prokurori, as gjykatësi dhe as nga jashtë, do i zgjidhim vetë, do përballemi në rrugë me regjimin deri në fitoren e PD-së”, tha Berisha mes të tjerash para mbështetësve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit