Seanca e sotme plenare e Kuvendit zgjati vetëm 30 minuta pasi opozita bllokoi foltoren. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se Niko Peleshi e ktheu Kuvendin në bunker për të mbrojtur Belinda Ballukun.
“Vjen dhe ulet Belinda Balluku në Kuvend sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kuvendi nuk mund të jetë streha e të korruptuarve.
Përsa kohë që PS ka vendosur që ta shndërrojë Kuvendin në bunkerin e të korruptuarve nuk mund ta pranojmë funksionimin normal të Kuvendit.
PS të mos pengojë edhe më shumë drejtësinë që ka kërkuar arrestimin e zv/ kryeministres” tha ai.
LIVE-PD ‘pushton’ foltoren, PS voton rendin e ditës dhe mbyll Kuvendin









