-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Lëvizja Bashkë proteston para Kuvendit: Dorëzoni Belindën!

Kryesoret

Lëvizja Bashkë mbajti sot ka mbajtur një protestë para Parlamentit, ku i bëri thirrje maxhorancës socialiste që kryeministrja Belinda Balluku të vihej në dispozicion të drejtësisë.

Qindra mbështetës të drejtuar nga kryetari Arlind Qori dhe deputeti Redi Muçi, u tubuan para Kuvendit, teksa kishte edhe seancë plenare, duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive që po heton SPAK, veçanërisht të zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Dorëzoni Belinda Ballukun!”, “Dorëheqje” dhe parulla të tjera u hodhën nga mbështetësit, që mbanin edhe banderola dhe pankarta në duar.

Gjatë protestës folën drejtues të Lëvizjes, deputeti Muçi dhe qytetarë. Ata vunë në dukje skandalet korruptive në vend, që i kushtojnë miliona euro xhepave të qytetarëve.

Ata theksuan se Balluku është nën hetim nga SPAK për abuzime, por qeveria nuk e dorëzon dhe e mbron, duke zvarritur çështjen e heqjes së imunitetit në Kuvend.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit