Një mot i keq që përfshiu periferitë jugore të Atikës ka shkaktuar dy viktima tragjike. Pasditen e djeshme, një grua 56-vjeçare humbi jetën në Ano Glyfada, pasi u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të shiut.
Ngjarja ndodhi pas orës 20:00, kur viktima po kalonte rrugën dhe përroi fuqishëm, i cili zbriste nga mali, e rrëmbeu dhe e bllokoi nën një automjet të zhvendosur nga uji. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, gruaja nuk mundi të mbijetonte.
Një dëshmitar i ngjarjes përshkroi momentet dramatike: “Ajo u mor menjëherë nga përroi dhe u bllokua nën makinë.
Uji ishte i fortë dhe vetëm këmbët e saj ishin të dukshme.” Tragjedia ka lënë pas një familje të pikëlluar, pasi viktima kishte një vajzë. Hetimet për këtë ngjarje janë ende në zhvillim.
Një tjetër incident fatal ndodhi në Astros të Kynourias, ku një roje bregdetare 53-vjeçare humbi jetën gjatë patrullimit të tij në port.
Ai u rrëmbye nga një valë e fuqishme gjatë ankorimit të anijeve, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Roja u nxor nga uji pa ndjenja dhe u transportua në spital, por mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Rrogoja Bregdetare shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e oficerit të ndjerë, i cili vdiq në krye të detyrës.









