Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht pas tentativës për të kaluar kufirin shqiptar me një shumë të madhe parash të pa deklaruara.
Autoritetet doganore në Rinas zbuluan 61,755 euro dhe 10,000 dollarë në bagazhin e saj, shumën e cilën ajo po tentonte ta nxirrte nga Shqipëria pa e deklaruar, siç kërkohet nga ligji.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, shërbimet doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, sekuestruan paratë dhe dërguan rastin për hetim në Prokurorinë e Tiranës.
Pritet që hetimet të sqarojnë më tej arsyet e mosdeklarimit dhe veprimet ligjore që do të pasojnë.









