Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi policinë e shtetit për dhunë ndaj protestuesve mbrëmjen e sotme.
“Me urdhër të narkokryeministrit Edi Rama, vegla e bandave kriminale e vendosur në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë urdhër të hapur për dhunë, terror dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë.
Sot, Policia e Shtetit ka konsumuar një akt të rëndë dhe të paprecedentë, duke ushtruar dhunë brutale ndaj qytetarëve të lirë, përfshirë edhe efektivë policie, gra dhe një fëmijë 10-vjeçar.
Këto janë metoda tipike të regjimeve autoritare, që përdorin forcën për të frikësuar shoqërinë kur ndihen të rrezikuara.
Ky është fytyra e vërtetë e një regjimi që nuk qeveris, por sundon; që nuk zbaton ligjin, por e përdor policinë si shkop gome kundër popullit. Populli opozitar nuk trembet, nuk nënshtrohet dhe nuk hesht.
Do të na kenë përballë çdo ditë, në çdo rrugë institucionale dhe demokratike, deri në largimin e këtij regjimi dhe vendosjen e përgjegjësisë ligjore për ata që urdhërojnë dhunën ndaj qytetarëve” tha ai.









