Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) njofton se gjatë 24 orëve të ardhshme vendi do të përballet me reshje intensive në disa zona.
Qarku i Shkodrës do të ketë reshje lokalisht intensive, ndërsa Kukësi dhe Vlora do të regjistrojnë reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë më të dobëta.
Në veri, mbi 900 metra mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formë dëbore. IGJEO paralajmëron se shtrëngatat dhe intensiteti i reshjeve mund të shkaktojnë rënie gurësh, inertesh dhe përmbytje të lokalizuara, kryesisht në Shkodër.
Po ashtu, era do të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.
Temperaturat maksimale pritet të rriten rreth 5 gradë Celsius, duke sjellë vlera pozitive në gjithë vendin: nga 2 deri në 12 gradë në zonat malore dhe nga 9 deri në 19 gradë në zonat e ulëta dhe bregdetare.









