-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja duhet të vendosë për nënkryetarin e komunitetit serb para seancës konstituive

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese e Kosovës po shqyrton ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, ndërkohë që procesi ka kaluar mbi tre muaj.

Lista Serbe kërkon që pozita i takon këtij subjekti politik, duke argumentuar përfaqësimin e shumicës së qytetarëve serbë në vend.

Vendimi i Kushtetueses shihet i domosdoshëm për qartësimin e procedurës në seancën konstituive të legjislaturës së dhjetë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, thotë se institucionet duhet të veprojnë sipas rregullave aktuale, ndërsa ekspertët e IKD-së konsiderojnë interpretimin e gjykatës si të nevojshëm për të shmangur dilema ligjore.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje fitoi 57 ulëse dhe, së bashku me minoritetin jo-serb, mund të formojë qeverinë e re.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit