-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina bie në humnerë! Dy viktima në Gramsh, shpëton infermierja

Kryesoret

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ BW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit