-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bido sulmon opozitën në Kuvend: Fyerja e termin shqiptar është turp kombëtar

Kryesoret

Gjatë diskutimeve në Kuvend mbi ratifikimin e marrëveshjes me Italinë, deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një fjalim të fortë, ku vlerësoi diasporën shqiptare në Itali dhe sulmoi ashpër qëndrimet e opozitës, veçanërisht deklaratat e bërë nga Sali Berisha në Këshillin e Evropës.

Bido theksoi rëndësinë e marrëveshjes për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa kritikoi opozitën për shtrimin e temave të pavërteta dhe dëmshme për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Ne jemi sot deputetë edhe me votën e diasporës, nesër diaspora do të zgjedhë deputetët e saj drejtpërdrejt, sepse i ka numrat,” tha Bido, duke shtuar se opozita, në vend që të flasë për çështje madhore si Shqipëria, Kosova apo Çamëria, zgjedh të “fyejë termin shqiptar”. Ai e cilësoi si të pavërtetë deklaratën e Berishës për ndryshimin e gjinisë në shkollat shqiptare dhe e akuzoi për baltosje të Atdheut. “Ky është një turp kombëtar dhe arsyeja se përse ju nuk vini në pushtet,” theksoi deputeti socialist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit