-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sala: Investojmë në radioterapi dhe mjekësi bërthamore për pacientët me kancer

Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, zhvilloi një vizitë zyrtare në Vjenë, ku u takua me përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Qëllimi i vizitës ishte forcimi i programit kombëtar të radioterapisë dhe përmirësimi i trajtimeve për pacientët me kancer në Shqipëri.

“Vizita ime në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në drejtimin e përdorimit të shkencës dhe teknologjisë për mirëqenien e qytetarëve. Qëllimi ynë është të përforcojmë programin kombëtar të radioterapisë, të përmirësojmë cilësinë dhe aksesin e trajtimeve për pacientët onkologjikë dhe të zhvillojmë mjekësinë bërthamore në mënyrë të sigurt. Në partneritet me Agjencinë po investojmë te njerëzit, te inovacioni i sigurt dhe te standardet më të larta për përdorimin paqësor të teknologjive bërthamore. Ky bashkëpunim nuk është vetëm një angazhim politik, por edhe një investim konkret në shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë, duke krijuar mundësi për trajtime më të avancuara dhe për një sistem shëndetësor më të fortë dhe më të qëndrueshëm në të gjithë vendin.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit