Bashkimi Evropian ka përcaktuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si një organizatë terroriste, një masë politike në përgjigje të shtypjes së dhunshme të Republikës Islamike ndaj protestuesve në rrugë.
Vendimi politik u mor të enjten gjatë një takimi të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel. Miratimi formal i listës së zezë pritet në ditët në vijim.
“E mirëpres marrëveshjen politike mbi sanksionet e reja kundër regjimit vrasës iranian dhe mbi përcaktimin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste. Kjo ishte vonuar shumë.
“Terrorist” është me të vërtetë mënyra se si e quani një regjim që shtyp protestat e popullit të vet në gjak. Evropa qëndron me popullin e Iranit në luftën e tij të guximshme për liri” tha Von Der Layen.
“Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje”, tha Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas. “Çdo regjim që vret mijëra njerëz të vetin po punon drejt shkatërrimit të vet”.









