-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tartar Bazaj: Politika i fshin, populli duhet t’i ngrejë në gur

Kryesoret

Kjo është një e vërtetë që nuk thuhet mjaftueshëm fort:

Shqipëria ka tradhtuar themeluesit e shtetit të saj.

Firmëtarët e Pavarësisë nuk ishin thjesht figura historike.

Ata ishin akti i fundit i shpëtimit kombëtar. Një grusht burrash me zëmër prej guri që, më 28 Nëntor 1912, me në krye Ismail Qemali, ngritën flamurin në Vlorë dhe vunë firmën në dokumentin më të rrezikshëm të jetës së tyre. Sepse ajo firmë nuk ishte ceremoni, ishte shënjestër.

Ata e dinin se çfarë po bënin.

Po firmosnin kundër perandorive, kundër copëtimit, kundër zhdukjes dhe shfarosjes së shtetit shqiptar.

Po firmosnin me jetë.

Dhe çfarë bëri shteti shqiptar më pas me ta?

I dënoi.

I burgosi.

I vrau.

I poshtëroi.

I fshiu nga librat.

Regjimi komunist i Enver Hoxha, nuk u mjaftua duke i quajtur “armiq”. Ai i çrrënjosi nga kujtesa kombëtare, denigroi familjet e tyre, përfshirë edhe familjen e Ismail Qemalit, dhe ndërtoi një histori të rreme, ku themeluesit u zëvendësuan me ideologji dhe kult individi.

Kjo nuk ishte gabim.

Ishte krim i rëndë dhe veprimtari antikombëtare, anti morale dhe anti historike.

Sot, mbi një shekull më vonë, Tirana, si kryeqyteti i shtetit Shqiptar që ata krijuan, nuk ka një monument madhor për Firmëtarët e Pavarësisë. Jo një pllakë. Jo një kënd. Jo një memorial që të të ndalë frymën. Asgjë.

Ndërkohë, ka përmendore për pushtete kalimtare, për ideologji të dështuara, për njerëz që nuk ndërtuan shtet, por vetëm e përdorën atë.

Kjo nuk është harresë.

Është vazhdim i frikës nga e vërteta.

Sepse Firmëtarët janë të rrezikshëm për pushtetin e sotëm.

Ata nuk pranojnë justifikime.

Nuk bëjnë kompromis me mediokritetin.

Nuk e durojnë hajdutërinë dhe veprimtarinë antikombëtare të veshur me kostum pushteti.

Prandaj sot duhet thënë pa dorashka:

Nëse politika nuk i do Firmëtarët e Pavarësisë, populli ka detyrim t’i ngrejë në piedestal.

Një monument i madh, qendror, i pamohueshëm në Tiranë, ku të jenë:

  • fotot reale të secilit firmëtar,
  • emrat e plotë,
  • trevat që përfaqësuan,
  • dhe firmat origjinale me të cilat u nënshkrua Shqipëria.

Një monument që të mos kalohet dot pa u përkulur.

Një monument që t’u mësojë fëmijëve dhe brezave të ardhshëm, se ky shtet nuk u ndërtua nga pushtetarë hajdut që punojnë kundër këtij vendi dhe shteti, por nga burra me karakter të fortë dhe stoik dhe pinjollë të familjeve fisnike shqiptare.

Një monument që t’u kujtojë pushtetarëve se janë thjeshtë kalimtarë dhe shumë të vegjël, mbi një themel që nuk e krijuan vetë, por e gjetën të ndërtuar.

Dhe ky monument, jo vetëm në Tiranë.

Çdo bashki shqiptare, çdo shesh kryesor, duhet t’i ketë këto vlera në zemër të tyre. Sepse Firmëtarët nuk i përkasin një ideologjie, as një partie apo një kohe. Ata i përkasin kombit.

Nderimi për ta nuk është dekor.

Është detyrim moral.

Është riparim i një padrejtësie historike.

Është akt vetë-respekti kombëtar.

Një komb që nuk nderon themeluesit e vet, është i dënuar të drejtohet nga mediokër dhe të shitur.

Një shtet që fshin Firmëtarët, nuk ka shtyllë kurrizore.

Firmëtarët e Pavarësisë janë palca e kombit shqiptar.

Dhe palca nuk negociohet.

Ngrihet. Në gur. Në dritë. Në ndërgjegje. 🇦🇱🇺🇸🙏

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit