-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Rama bllokon ngritjen e hetimit për abuzimin me fondet e IPARD-it

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se prej 3 muaj opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për të kontrolluar abuzimet me fondet e IPARD, që kanë sjell bllokimin e projektit dhe fondin prej 120 milion euro që do të përfitonin fermerët shqiptar nga Bashkimi Europian. Por sipas tij qeveria e ka bllokuar hetimin për të shpëtuar abuzuesit.

“Kontrolli parlamentar ndaj ekzekutivit është një nga përgjegjësitë kushtetuese të Kuvendit, por që është ekzekutuar nga mazhoranca aktuale me urdhër politik të Edi Ramës.

Prej 3 muaj tashmë opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për të kontrolluar abuzimet me fondet e IPARD, që kanë sjell bllokimin e projektit dhe fondin prej 120 milion euro që do të përfitonin fermerët shqiptar nga Bashkimi Europian.

Mazhoranca refuzon që të kontrollojë abuzimin me këto fonde dhe të mbajë përgjegjës ato që kanë abuzuar. Kjo është papërgjegjshmëri, që e vuajnë fermerët shqiptarë, që ndryshe nga të gjithë fermerët e Rajonit, nuk përfitojnë dot nga fondet e Bashkimit Europian” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit