Publikimi i fotove dhe dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një valë të re reagimesh.
Fotot tregojnë Princin Andrew në momente kontroverse me një grua të shtrirë në dysheme.
Dokumentet e reja u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, i cili kreu deklasifikime të gjera.
Gjithashtu përfshihen email-e nga Princi Andrew drejtuar Jeffrey Epstein në vitin 2010, duke e ftuar atë për darkë në Pallatin Buckingham.
Një memo e brendshme e FBI-së vlerëson se Princi Andrew nuk është një figurë qendrore në hetimin penal.









