-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrolle në burgjet greke pas vrasjes së Jani Aliajt, gjetje kanabisi dhe telefona

Kryesoret

Pas një serie ngjarjesh të rënda në burgun e Karidhalos, policia greke ka realizuar një operacion masiv kontrolli në këtë burg, ku janë sekuestruar substanca të dyshimta dhe pajisje të ndaluara.

Kontrollimet u zhvilluan në të paktën 10 qeli dhe përfshinë gjithsej 31 të burgosur, me qëllim goditjen e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të burgut.

Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet gjetën kanabis të përpunuar me çokollatë, si dhe disa telefona celularë, të cilët ishin kontrabanduar nga të burgosurit.

Ky operacion pason disa ngjarje tronditëse në këtë burg, përfshirë vrasjen e Jani Aliajt, një shqiptar i dënuar, dhe plagosjen e një tjetër shqiptar, që ndodhi vetëm disa ditë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit