-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjike në Austri, nëna vret djalin e saj 12 vjeçar

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Leoben të Austrisë, ku një nënë dyshohet se ka vrarë me thikë fëmijën e saj 12-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija është goditur me thikë, raportojnë mediat vendase, përfshirë Heute. Shërbimet e emergjencës janë njoftuar rreth orës 15:00 dhe kanë ndërhyrë menjëherë në një apartament pranë spitalit LKH Leoben.

Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit gjetën një fëmijë me plagë thike në qafë. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 12-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Sipas gazetës Kleine Zeitung, edhe nëna është gjetur e plagosur.

Hetimet janë marrë në dorë nga Zyra Provinciale e Policisë Kriminale, ndërsa në vendngjarje është dërguar një ekip i posaçëm hetimor. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo nëse ka pasur ndalim apo arrestim të ndonjë personi të dyshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit