Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se vendimi i saj për të kandiduar sërish për postin e presidentes në zgjedhjet e 7 qershorit u motivua nga takimet me qytetarët dhe dëshira për t’u përfaqësuar ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë.
“Për muaj të tërë kam ecur në çdo cep të Kosovës. Kam dëgjuar hallet tuaja, kam parë zhgënjimin në sytë e njerëzve, por mbi të gjitha kam parë shpresën që nuk është shuar. Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi për të nisur këtë rrugëtim të ri të bashkimit. Le ti bashkojmë zemrat dhe ëndërrat. Le të bashkohemi të gjithë,” tha Osmani, duke shfaqur momentet e saj me qytetarët nëpër fshatra dhe qytete.









