-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Marrëdhëniet BE-SHBA janë të thella”, Pompeu: Putin nuk dëshiron përfundimin e luftës në Ukrainë

Kryesoret

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaron se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka treguar asnjë provë reale se dëshiron përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas tij, Perëndimi duhet të jetë i qartë: Rusia nuk mund të mbajë territore që nuk i ka fituar ushtarakisht.

Në një intervistë për La Stampa, në prag të një vizite në Itali ku do të prezantojë librin e tij, Pompeo kritikon ashpër administratën Biden për qasje “tepër të kujdesshme” dhe mbron rolin e Donald Trump në forcimin e lidershipit amerikan dhe të NATO-s.

“Xi Jinping synon hegjemoninë globale. Putini? Nuk ka asnjë provë që dëshiron vërtet fundin e luftës. Marrëdhëniet mes Europës dhe Amerikës janë të thella, me ulje-ngritje, por bazohen në vlera të përbashkëta”, shprehet Pompeo.

Marrëdhëniet SHBA–BE dhe roli i Trump

Sipas Pompeos, pavarësisht tensioneve, marrëdhëniet transatlantike mbeten themeli i qytetërimit perëndimor. Ai thekson se Trump, ndonëse shpesh kritik ndaj NATO-s, në fakt e ka forcuar Aleancën duke detyruar vendet europiane të investojnë më shumë në mbrojtje.

“Nëse NATO është më e fortë sot, kjo ndodh sepse Trump e shtyu Europën të kuptojë se mbrojtja e përbashkët është e domosdoshme”, thotë ai.

Ukraina dhe lufta me Rusinë

Pompeo është kritik si ndaj Bidenit, ashtu edhe ndaj Trumpit për mënyrën e menaxhimit të luftës në Ukrainë. Ai thotë se Biden reagoi dobët pas pushtimit rus, duke vendosur “vija të kuqe” që në fakt ndihmuan Moskën.

“Putini pushtoi Krimenë me Obamën dhe Ukrainën me Bidenin. Pas pushtimit, administrata amerikane bëri vetëm sa për të frenuar Rusinë, jo për ta mposhtur”, deklaron ai.

Sipas Pompeos, SHBA-të dhe Europa duhet të jenë më serioze me sanksionet dhe të ndalojnë blerjen e gazit rus.

“Është çmenduri të financosh një armik që po vret europianë”, thekson ai.

Ai shton se pa e bindur Putinin se kostot e luftës janë më të mëdha se përfitimet, paqja nuk është e mundur.

Kina, Irani dhe rreziku global

Pompeo paralajmëron se Kina, nën udhëheqjen e Xi Jinping, po përgatitet për luftë dhe synon dominim global, jo vetëm Tajvanin. Ai përmend rolin e Pekinit në konflikte të ndryshme, nga Ukraina te Irani dhe Amerika Latine.

Për Iranin, ish-sekretari i Shtetit thotë se Trump ka krijuar kushtet për presion maksimal dhe se ndryshimi varet nga populli iranian. Ai kujton goditjen ndaj Qassem Suleimanit në vitin 2020 si shembull të një vendimi të fortë që, sipas tij, shmangu një luftë më të gjerë.

“Trump i dërgoi një mesazh të qartë regjimit iranian dhe popullit: regjimi ju ka mashtruar”, thotë Pompeo.

E ardhmja e Partisë Republikane

I pyetur për të ardhmen e Partisë Republikane dhe trashëgiminë e Trump në vitin 2028, Pompeo shmang emrat konkretë, duke thënë se “ka ende shumë rrugë për t’u bërë”.

Ai mbyll duke theksuar se, sipas tij, lidershipi amerikan nën Trump ka qenë më i fortë në pak vite sesa ai i administratave të mëparshme në më shumë se një dekadë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit