Në sfidën e javës së 22-të të La Liga, Real Madrid mundi Rajo Vajekanon 2-1 në një ndeshje të tensionuar. Takimi nisi në orën 14:00 dhe pati emocione deri në minutat e fundit.
Vinicius hapi rezultatin në minutën e 16’, ndërsa De Frutos barazoi për Rajo Vajekanon në minutën e 49’. Ndeshja u mbyll në dramatikën e minutës së 90+10, kur Kylian Mbape shënoi nga penalltia për të siguruar 3 pikët për madrilenët.
Me këtë fitore, Real Madrid ruan formën e shkëlqyer, por Barcelona ka një distancë prej 4 pikësh në krye të tabelës. Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, ishte vetëm në stol dhe nuk mori pjesë në ndeshje.
/5pyetjet.al









