I ftuar në emision “5Pyetjet nga Babaramo”, analisti Mentor Kika, foli për mekanizmat ligjorë që garantojnë demokracinë brenda vendit tonë.
“Ne do duhet që të ndryshojmë rrënjësisht shumëçka në këtë vend për ti dhunë fund një tranzicioni politik, pra nuk mjafton largimi i një partie nga pushteti, se nuk është kjo zgjidhja. Duhet të prodhohen mekanizma ligjor që garantojnë demokracinë, që në fund, ndryshimi i një qeverie mos të jetë ngjarje historike. Psh në Itali në 30 vite kanë ikur 45 qeveri. Dhe kjo duhet të shëndërrohet në një normalitet. Në fakt duhet të përcaktohet se çfarë duhet bërë konkretisht, greva, apo protesta”, u shpreh Kikia.









