Aktorja e njohur shqiptare e cila prej kohësh jeton në Gjermani, Ema Ndoja, i është bashkuar protestës antiqeveritare e cila po mbahet prej ditësh kundër Ramës dhe qeverisë në Tiranë.
Ema Ndoja është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar në fundin e viteve ’80, është pjesë e brezit të aktorëve që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë shqiptare edhe pse larg jetës publike dhe vëmendjes mediatike brenda vendin tonë.
Prania e saj në protestë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe pjesëmarrësve, teksa tubimet kundër qeverisë vijojnë prej ditësh në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.
Prania e aktores në protestë vlerësohet si një zë më shumë në lëvizjen qytetare që kërkon dinjitet dhe meritokraci, duke dëshmuar se kauzat publike kapërcejnë ngjyrimet partiake dhe mbeten, mbi të gjitha, një e drejtë qytetare.









