Në një debat të fundit në Kuvend, Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Partia Socialiste po e drejton procesin e reformës territoriale dhe shkeljes së Kartës Vendore.
Ajo ka theksuar se PD ka qenë gjithmonë e gatshme për të mbështetur një reformë të tillë, por ka kërkuar që kjo të bëhet në mënyrë të barabartë dhe në përputhje me ligjin, duke refuzuar çdo tentativë për t’u imponuar nga PS.
“Nuk është votuar në konferencën e kryetarëve. Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e gatshme për të votuar për reformën territoriale. Ju e bëni një herë në 2014, një herë të njëanshme dhe e pohoni edhe vetë që dështuat. Respektoni Kartën Vendore dhe respektoni ligjin. Nuk mund të jetë Partia Socialiste që e imponon Partinë Demokratike kur bëhet mbledhja dhe caktimi i orës. Ju doni të impononi dhe të vendosni ultimatume. Këtë e tha Ina Zhupa në Kuvend”, deklaroj Zhupa gjatë fjalës së saj.









