Banorët e fshatit Tërovë në Maliq, po hasin shqetësim me ujin e pijshëm.
Për më shumë se dy javësh ato janë të shqetësuar pasi në rubinetet e tyre uji vjen me aromë të keqe.
Edhe pse shqetësimi i tyre është i madh, ato thonë se akoma nuk kanë një njoftim zyrtare nga autoritet.
Përveç fshatit Tërovë e njëjta situatë ka prekur edhe fshatin Pendavinj duke bërë që në total të preken thuajse 1000 banorë.
Të pyetur në lidhje me shqetësimin e banorëve përfaqësues të ujësjellësit thonë se janë në dijeni të situatës dhe rreth një javë më parë janë kryer verifikimet në terren si dhe janë marrë kampionë për analiza por nuk janë konstatuar probleme në rrjet dhe uji ka rezultuar i pijshëm.
Pas ankesave të tjera të banorëve ata janë përsëri në monitorim të situatës.









