Zbardhen detajet e reja nga sherri i nodhr në një lokal në Korçë mbrëmjen e sotme, ku një adoleshent plagosi me thikë njëë 37 vjeçar.
Burime bëjnë me dije se Benard Qelemeni, u plagos me thikë nga 17-vjeçari me iniciale P. K., për shkak të një konflikti që e kishte zanafillën rreth dy vite më parë.
Dyshohet se Benard Qelemeni, i cili kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi, ka vjedhur banesën e autorit dy vite më parë dhe pasi adoleshenti e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.
Ka qenë i plagosuri ai që ka goditur 17-vjeçarin, ndërsa ky i fundit më pas nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.
Mësohet se 17-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas.









