Shtetet e Bashkuara duhet të lidhin një “Traktat të ri, të përmirësuar dhe të modernizuar” me Rusinë, në vend që të zgjasin NEW START , shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në platformën Truth Social, disa orë pasi skadoi marrëveshja për kontrollin e armëve bërthamore midis dy vendeve.
“Në vend që të zgjasim Traktatin NEW START (…) ne duhet t’u kërkojmë ekspertëve tanë bërthamorë të punojnë për një traktat të ri, të përmirësuar dhe të modernizuar, i cili mund të zgjasë në të ardhmen”, tha ai në postim.
Marrëveshja NEW START, e cila skadoi në agim të sotëm, u nënshkrua në vitin 2010 dhe kufizoi arsenalin e secilës palë në 800 raketa lëshuese dhe bombardues strategjikë dhe 1,550 koka bërthamore të gatshme për t’u përdorur (“të vendosura”), duke siguruar shkëmbime të dhënash dhe mekanizma verifikimi./ Protothema









