-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për përmbytjet: Banorët janë të braktisur nga qeveria mafioze

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë zhvillimit të konferencës në selinë e PD-së, u përcolli një mesazh familjeve që rrezikohen të përmbyten nga reshjet intensive që mund të përfshijnë sërish vendin tonë.

Sipas kryedemokratit, qytetarët janë të braktisur nga qeveria dhe i këshilloi ata që të marrin çdo masë, të bëjnë çdo përgatitje në mënyrë që të zvogëlojnë në maksimum mundësitë e dëmeve dhe theksoi se deputetët e PD-së do të gjenden në terren për solidaritet.

“Unë e kuptoj se janë krejtësisht të braktisura nga një qeveri mafioze, nga një organizatë kriminale.
Por të marrin çdo masë vetë, të bëjnë çdo përgatitje në mënyrë që të zvogëlojnë në maksimum mundësitë e dëmeve të një përmbytjeje në potencial. Të dhënat janë për mot të madh dhe ky mot rrezikon më shumë se i pari për një sërë arsyesh, sepse nuk është marrë asnjë masë, nuk është bërë asnjë rregullim pas përmbytjes së parë dhe gjendja është akoma më e rëndë. Sigurisht deputetët e PD-së dhe këshilltarët e saj do të gjenden në terren për solidaritet, por vetëkuptohet ekzekutivi nuk ka ndërmarrë dhe nuk ndërmerr asnjë masë”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit