-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DETAJET/ Dyshohet se 4 vjeçari humbi jetën nga reaksioni i mjaltit

Kryesoret

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 4-vjeçar humbi jetën në rrethana ende të paqarta. Sipas burimeve spitalore, i mituri është dërguar për ndihmë mjekësore pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të shpëtojë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se fëmija ka pësuar një reaksion të fortë, i cili mund të jetë shkaktuar pas konsumimit të mjaltit. Ende nuk dihet nëse i mituri kishte probleme të mëparshme shëndetësore apo alergji të njohura.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe raporti mjeko-ligjor që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Familjarët janë marrë në pyetje për të sqaruar momentet e fundit përpara se fëmija të transportohej drejt spitalit. Autoritetet shëndetësore theksojnë se çështja mbetet nën hetim dhe se çdo përfundim zyrtar do të bëhet publik pas analizave përfundimtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit