-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kategoria e Parë, Besa e mbyll me barazim ndaj Luftëtarit

Kryesoret

Java e 21-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me dy barazime në takimet e fundit, ku katër skuadra ndanë nga një pikë.

Besa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Luftëtarit. Gjirokastritët kaluan të parët në avantazh me anë të Zanit në minutën e 11-të, ndërsa verdhezinjtë barazuan shifrat me Bianor në minutën e 72-të.

Me këtë barazim, Besa mban vendin e shtatë me 25 pikë, ndërsa Luftëtari renditet i parafundit me 16 pikë të grumbulluara.

Edhe sfida Burreli-Iliria u mbyll në barazim me të njëjtin rezultat. Vendasit zhbllokuan takimin përmes Xhebrahimit në minutën e 36-të, por ekipi i Ilirisë reagoi në pjesën e dytë duke barazuar me futbollistin Fofana.

Pas këtij rezultati, Burreli mban vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa e ndjek Iliria me 4 pikë më pak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit