Ditën e sotme në qytetin e Vlorës është dhunuar avokati, Kujtim Cakrani, ku është dërguar në spital për të marrë kujdesin.
Siç dihet avokati Kujtim Cakrani ka qenë përfaqësues ligjor i ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti, tek cii ka qenë duke furnizuar makinat e tij me naftë, teksa e kanë goditur.
Ende nuk është zbardhur dinamika e plotë e ngjarjes.









