Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka reaguar pasi Prokuroria në Hagë kërkoi nga 45 vjet burgim për secilin nga katërshja e UÇK-së, përfshirë këtu bashkëshortin e saj.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se historia nuk rishkruhet, derisa kërkoi drejtësi për çlirimtarët, transmeton Klankosova.tv.
“E shenjta UÇK! E shenjtë është liria për të cilën luftuam e u derdh gjak. Historia jonë nuk rishkruhet. Drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar ajo.
Haga: 180 vite burg për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin









