-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ervin Salianji fton në protestë: Koha për ndryshim ka ardhur

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një thirrje publike për protestë në rrjetet sociale, duke bërë apel për pjesëmarrjen në tubimin e nesërm, të organizuar nga PD në Tiranë. Në mesazhin e tij, Salianji nënvizon se, pas 13 vitesh opozitë të vështirë, ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë.

Pavarësisht kritika-ve të mëparshme ndaj lidershipit të PD, Salianji thekson se nesër do të jetë fjala e demokratëve dhe “njerëzve të lirë”. Ai bën thirrje që të gjithë ata që besojnë te ndryshimi dhe përparimi i vendit të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të bashkuar forcat në këtë kauzë.

Postimi i Salianjit në rrjetet sociale:
“Kanë qenë 13 vite të vështira opozitë, por koha e ndryshimit ka ardhur! Nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë. Bashkohuni me Partinë Demokratike!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit