-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi i Kosovës voton qeverinë e re! Kurti betohet si Kryeministër

Kryesoret

Me 66 vota pro, Kuvendi i Kosovës votoi sonte Qeverinë e re të vendit me kryeministër Albin Kurtin. Kundër ishin 49 deputetë, ndërsa abstenime nuk kishte.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se komuniteti serb në Kosovë nuk ka asgjë kundër popullit shqiptar, por do të kundërshtojë politikat që, sipas tij, synojnë largimin e serbëve nga Kosova.

Ai u ankua se një ministri iu dha një personi që “nuk përfaqëson popullin serb”, duke aluduar në Nenad Rashiqin, i emëruar në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Partia e Rashiqit fitoi vetëm një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe nëntë.

“Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie”, tha Simiq.

Kabineti i ri i propozuar nga Albin Kurti për qeverinë Kurti 3:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm  –   Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë –   Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministri i tretë për çështje të pakicave –    Fikrim Damka

Ministër i Financave –   Hekuran Murati

Ministër për Familje –    Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes –    Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme –   Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit –    Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë  –   Arben Vitia

Ministër i Arsimit –  Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës – Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit –   Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal –   Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor –  Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë –  Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha

Ministre e Tregtisë –   Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomiksë –    Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim –   Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal –    Rasim Demiri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit