Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka vlerësuar sfidën ndaj Pisa-s si një moment kyç për objektivin e ekipit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve.
Allegri theksoi se, pas një pushimi 10-ditor, skuadra duhet të rikthehet me forcë dhe të fitojë pikë për të mbajtur pozitat e para në tabelë.
Ai e cilësoi këtë ndeshje si të parën në një seri të rëndësishme, për të cilën Milani duhet të tregojë përqendrim maksimal.
“Po, fitimi i titullit nuk është i lehtë, por duhet të mendojmë fillimisht për fitore ndaj Pisa-s,” tha Allegri, duke e konsideruar sfidën me skuadrat si Inter dhe Napoli shumë të forta, por duke i kujtuar ekipit se ky sezon është i rëndësishëm për kualifikimin në Champions League.









