-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Banorët e lagjes ‘Irfan Tomini’ kërkojnë akses të plotë në shërbime shëndetësore

Kryesoret

Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti Erion Braçe ka kërkuar sqarime nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Salla, për mosfunksionimin e plotë të qendrës shëndetësore në rrugën “Irfan Tomini” dhe pasojat që kjo situatë ka sjellë për banorët e zonës.

“Kam takuar shumë prej tyre. Kërkojnë akses të plotë në këtë qendër, për receta të rimbursueshme që firmosen çdo muaj, për injeksione jetike, por edhe për shërbime për fëmijët dhe të rinjtë, sidomos në këtë periudhë kur jemi në pikun e gripit,” u shpreh Braçe. Ai theksoi se zhvendosja e përkohshme e shërbimit ka shkaktuar vështirësi për banorët, veçanërisht për të moshuarit dhe pacientët kronikë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor pranë banesës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit