-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Angazhohem për përkushtim 24 orë, integritet dhe reformë në inspektorat

Kryesoret

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka marrë zyrtarisht detyrën nga kryeministri Edi Rama dhe ka shpallur angazhimin e tij për t’i dhënë një drejtim të ri Inspektoratit të Përgjithshëm.

Në fjalën e tij, Sula ka theksuar tri angazhime të panegociueshme që do të udhëhoqë punën e tij në këtë pozita: përkushtimi maksimal, integriteti moral dhe profesionalizmi i trupës inspektuese.

“Unë ju garantoj sot këtu, në ditën e parë, që unë tre gjëra i kam të panegociueshme dhe do i zbatoj. Në radhë të parë, përkushtimin tim 24 orë, telefoni im do jetë i hapur dhe nëse do ketë një çast të vetëm që kushdo do t’i bjerë dhe unë s’do përgjigjem në çast… E kam numrin publik, e kam thënë se përkushtimi do jetë maksimal, do punojmë bashkë për ato detyra që na jep ligji, për ato reforma të rëndësishme,” – tha Dashnor Sula gjatë marrjes së detyrës.

Ai gjithashtu u angazhua për të siguruar integritetin e tij dhe të trupës së inspektorëve, duke premtuar përmirësime në rekrutimin dhe masat disiplinore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit