Banorët e Baks – Rrjollit kanë nisur sot një protestë masive, duke përfshirë gra, fëmijë, burra dhe të moshuar, për të mbrojtur pronat e tyre nga ndërtimi i një resorti turistik.
Banorët shprehen të vendosur: “Do të jetë liri ose vdekje”
Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e banorëve për sigurimin e padisë, që kishte si qëllim pezullimin e punimeve.
Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me demonstrata edhe më të forta nëse nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre.









