Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një 40 vjeçar, banues në Fier, pas një kallëzimi të depozituar nga një 31-vjeçar me inicialet K. P.
Sipas denoncimit, 40-vjeçari me i niciale H. K., dyshohet se e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë dhe duke u prezantuar si punonjës policie.
Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se automjeti i përdorur në këtë rast është në pronësi të shtetasit H. K.









