Kryeministri Edi Rama shpalosi sot nismën ligjore që ndalon drejtësinë e re të pezullojë atë vetë dhe ministrat. Tha se në Shqipëri nuk është i pavarur vetëm gjyqësori por edhe ekzekutivi me legjislativin dhe se qeveria ka të drejtë të marrë vendime e pavarur. Nisma vjen pas pezullimit të Belinda Ballukut.
“Boshllëku është në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim. Këtu kam parasysh jo persona të vecantë por kulturën e dobët demokratike dhe shtetit ligjor që ka Shqipëria pasi nuk është nevoja të jetë gjithçka cdo gjë e shkruar në ligj nëse në Kushtetutë janë të qarta orientimet.
Bazuar në frymën e Kushtetutës dhe modelin demokratik të ndarjes së pushteteve. Ajo që e bën të papranueshëm pezullimin pa filluar akoma gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar është fakti që pezullimi nuk cenon personin por funksionin. Këtu nuk është pezulluar thjeshtë vajtja në punë e një individi por e një funksioni.
Ajo ministri nuk ka më kapacitet që të prezantojë asgjë në Këshillin e Ministrave. Hodhi një budalla një gurë në lumë. Nuk ekziston asnjë rast i tillë. Ne kemi anëtarë të Kushtetueses që kurrë nuk kanë dhënë një vendim të vetëm që të jenë në anën e qeverisë. Kjo nuk ka lidhje fare me asnjë cenim të të drejtave, pavarësia e pushtetit gjyqësor që i kemi dhënë ne pas 100 vitesh.
Vendosja e kufiri është shumë e rëndësishme për të përcaktuar, pse vetëm gjyqësori është i pavarur në Shqipëri? Kushtetuta thotë se ka tre pushtete të pavarur, përveç gjyqësorit është edhe legjislativi edhe ekzekutivi. Gjyqësori të mos e imagjinojë të hyjë në territorin tonë” tha ai.









