Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Kukës.
Sipas informacioneve paraprake, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të lehta.
Policia bën me dije se janë identifikuar 5 të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.









